Tensione në prag të finales, Ronaldo dhe Ramos nuk duan që ky yll të luaj ndaj Juventusit (FOTO) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Tensione në prag të finales, Ronaldo dhe Ramos nuk duan që ky yll të luaj ndaj Juventusit (FOTO)

20:43 | 19 Maj 2017

Gareth Bale do të jetë i gatshëm për ndeshjen finalen të Ligës së Kampionëve, ku në Kardif Real Madrid përballet me Juventusin.

Por, rikthimi i uellsianit nuk po i gëzon bashkëlojtarët e tij të Real Madrid.‘Diario’ njofton se gjashtë lojtarë të Real Madridit, përfshirë edhe Cristiano Ronaldo, janë të pajtimit që Bale nuk ka nevojë të luaj në finale, dhe se mundësia duhet dhënë Iscos, që ka shkëlqyer gjatë mungesës së uellsianit.

Sipas kësaj medie lojtarë i Ronaldo, Ramos, Casemiro, Coentrao, Pepe e Marcelo, dëshirojnë Iscon titullar në finalen e 3 qershorit.Uellsiani po përkrahet nga vetëm dy lojtarë, bashkëlojtari i tij te Tottenham, Luka Modric dhe gjermani Toni Kroos.Për Bale thuhet se ky është sezoni i fundit në La Liga, pasi po kërkohet me ngulm në Premierligë nga Chelsea dhe Manchester United.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!