Sanchez zbulon se çfarë duhet të ndodh që të largohet nga Arsenali – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Sanchez zbulon se çfarë duhet të ndodh që të largohet nga Arsenali

18:01 | 19 Maj 2017

Alexis Sanchez ka vendosur të largohet nga Arsenali nëse kjo skuadër dështon ta fitojë betejën me Liverpoolin për vendin e katërt.

Arsenal, nëse në xhiron e fundit nuk arrin të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, rrezikon të humbas edhe lojtarin kryesor të skuadrës, Alexis Sanchez.

Kiliani sipas medieve në Angli, nuk është i gatshëm të kalojë një sezon në Europa League, dhe do të shqyrtojë ofertat nga Manchester City, Chelsea e Bayern Munich.

Arsenali në xhiron e fundit të Premierligës, i duhet të fitojë në shtëpi ndaj Evertonit, dhe të shpresojë që Middlesbrough të ndalë së paku në barazim Liverpoolin.

Çmimi i Sanchez sillet rreth 60 milionë euro.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!