Rudina Dembacaj ngre akuza kundër Agron Llakajt (Foto) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Rudina Dembacaj ngre akuza kundër Agron Llakajt (Foto)

19:25 | 19 Maj 2017

Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj ishin dy nga figurat qëndrore të ‘Al Pazar’, emisionit të humorit të aktorit Llakaj i cili e startoi atë afro pesë vite më parë në ‘Vizion Plus’, kohë pasi u largua nga ‘Portokalli’.

Largimi i Dembacaj nga ky emision duket se nuk ka qënë shumë i paqtë me kolegun Llakaj.

Ajo ka nisur një emision të vetin në ‘Ora News’ me emrin ‘Mos I fol shoqferit’ një projekt që nisi pasi ajo u bë nënë. Aktori Agron Llakaj i pyetur nga Fatma dhe Aulona në ‘Thumb’ tha se ishin pikerisht angazhimet familjare ato që e detyruan Rudinën të largohej, por ajo nuk ka të njëjtin mendim si ai, përkundrazi, e ka akuzuar atë se gënjen.

E ftuar në ‘Check In’ në ‘NRG Radio’, ajo ka thënë: ‘Nuk do më shihni më asnjë ditë në Al Pazar! Dhe nuk e lashë për arsye familjare siç thotë Goni. Fatkeqësisht ose fatmirësisht nuk kemi mbetur miq!’. Ajo ka thënë gjithashtu se nuk do ta ftojë Agronin në emisionin e saj, duke nënkuptuar se midis tyre ka ndodhur diçka e pakëndshme.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Foto – Liberta Spahiu