Pushohen procedurat penale ndaj Pal Lekajt – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Pushohen procedurat penale ndaj Pal Lekajt

21:27 | 19 Maj 2017

Gjykata Themelore e Gjakovës ka pushuar procedurat penale ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, dhe dy ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, Nikollë Lleshi e Qazim Mehmeti.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar avokati i Nikollë Lleshit, Ndrec Dodaj, dhe avokati i Pal Lekajt, Arianit Koci.

“Është aprovuar kërkesa ime për hedhje poshtë të aktakuzës, pasi nuk ka pasur asnjë provë ndaj z.Lekaj”, ka thënë Koci. Lekaj, ish-shef i grupit parlamentar të AAK-së, Nikollë Lleshi e Qazim Mehmeti, akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës, lidhur me asfaltimin e një rruge në një fshat të Gjakovës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!