Mourinho: Ky është mesfushori më i mirë në botë…(FOTO) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Mourinho: Ky është mesfushori më i mirë në botë…(FOTO)

18:35 | 19 Maj 2017

Jose Mourinho ka deklaruar se lojtari i tij, Paul Pogba, është mesfushori më i mirë në botë.

Për trajnerin portugez, mesfushori që verën e kaluar nga Juventusi kaloi te Manchester United, është mesfushori më i mirë sot në futboll.

Mourinho shpreson që këtë verë, ndonjë futbollist tjetër t’ia thyejë rekordin e transferimit Paul Pogbas, për të larguar nga ky i fundit presionin e më të shtrenjtit në futboll.

“Paul Pogba është mesfushori më i mirë në botë”, ka deklaruar Jose Mourinho, përcjell lajmi.net.

“Atij vetëm duhet t’i hiqet epiteti i më të shtrenjtit në botë”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!