Ledian Liço i jep fund dashurisë së tij, por ‘ngrohet’ në përqafimin e Arbana Osmanit (Foto) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ledian Liço i jep fund dashurisë së tij, por ‘ngrohet’ në përqafimin e Arbana Osmanit (Foto)

17:34 | 19 Maj 2017

Ata janë ndër moderatorët më të mirë në Shqipëri por ndër të tjera dhe miq të vjetër e të pa ndarë.

Arbana Osmani dhe Ledion Liço nuk e kanë humbur traditën e vjetër të të qenurit pranë njëri-tjetrit në ngjarjet e tyre të mëdha mediatike, në fillimet apo në finalet e programeve që drejtojnë.

Nuk mund të mungonte një urim dhe një përqafim i ngrohtë nga Arbana në këtë finale të ‘The Voice’ drejtuar nga miku i saj.

Ledion Liço ndahet nga dashuria e tij e dytë, prezantimi i këtij talent show, për tu kthyer ndoshta në një sezon tjetër të ‘The Voice’.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Foto – Liberta Spahiu