Klopp e zgjedh Gerrardin pasardhës të tij te Liverpooli – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Klopp e zgjedh Gerrardin pasardhës të tij te Liverpooli

20:03 | 19 Maj 2017

Jurgen Klopp ka folur për pasardhësin e tij te Liverpooli.

Trajneri gjerman që është afër të rikthehet në Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, ka folur për zëvendësuesin e tij në të ardhmen te kjo skuadër.

Klopp si zëvendësues të tij, ka përzgjedhur legjendën e kësaj skuadre, Steven Gerrard, që tash po drejton të rinjtë.

“I kam thënë Gerrardit që kur të largohem unë, apo të më largojnë, do të isha i kënaqur nëse ai më zëvendëson mua”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.

Klopp ka marrë drejtimin e Liverpoolit në vitin 2015, pas largimit nga Dortmund, tek e cila skuadër qëndroi shtatë vite.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!