Aubameyang drejt Premierligës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Aubameyang drejt Premierligës

18:08 | 19 Maj 2017

Jo vetëm Milani po interesohet për Pierre Emerick Aubameyang.

Mediet në Angli sot kanë raportuar se sulmuesi nga Gaboni, shumë lehtë nga kjo verë mund t’i bashkëngjitet Premierligës.

‘The Sun’ shkruan se 27 vjeçari, po shihet si zëvendësim i Diego Costas, që po punon të kompletojë transferimin në futbollin kinez.

Paratë e fituara nga shitja e Costas, Chelsea do t’i investojë në sjelljen e sulmuesit të Dortmundit, që këtë edicion në Bundesligë ka shënuar 29 gola.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!