Antonio Conte i përgjigjet përfundimisht Interit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Antonio Conte i përgjigjet përfundimisht Interit

18:45 | 19 Maj 2017

Antonio Conte nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea, për të marrë drejtimin e Interit.

Trajneri italian ka arritur që në sezonin e parë në Premierligë të fitojë titullin e kampionit me Chelsean, ndërsa së fundi në drejtim të tij ka ardhur një ofertë serioze nga Interi, skuadër kjo nga Serie A.Inter që këtë edicion ka ndërruar katër trajnerë, po përgatitet të nis një projekt fitues dhe për këtë projekt po kërkon një trajner fitues, siç është Antonio Conte.

Por ky i fundit, i ka mbyllur sërish derën skuadrës zikaltër, duke deklaruar se ka kontratë edhe për dy sezone me Chelsean.“Është e rëndësishme ta përsërisë se kam kontratë edhe dy vite me Chelsean, dhe si për mua ashtu edhe për lojtarët, është e rëndësishme të përfundojmë sezonin duke arritur objektivat tona”, ka deklaruar Conte, që në karrierën e tij ka drejtuar edhe Kombëtaren e Italisë dhe Juventusin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!